Derbi i Milanos/ Inter dhe Milan, mes mungesave dhe Covid-19

lukaku kjaer 1100x620

Serie A është ndalur në javën e katërt të kampionatit, fokusi i së cilës është padyshim derbi i Milanos. Në një San Siro, që si rrallë herë, ndeshjen do të mund ta ndjekin një numër shumë i kufizuar tifozësh, Inter dhe Milan do të luajnë aktin e parë të sezonit të kushtëzuar nga një numër i madh mugesash, të paktën në skuadrën e Antonio Contes.

Nëse te Milan, vetëm mbrojtësi brazilian Duarte është ende pozitiv, pasi Ibrahimovic arriti të lërë pas infektimin, tek Inter janë plot 6 futbollistë të padisponueshëm për derbin për shkak të koronavirusit: Skriniar, Nainggolan, Gagliardini, Radu, Young dhe Bastoni janë të gjithë në izolim.

Gjithsesi, Antonio Conte i ka paraprakisht emrat me të cilët do të sfidojë Milanin, këtë të shtunë. Handanovic në prapavijë, Kolarov pritet t’i bashkohet De Vrij dhe D’Ambrosio. Mesfusha do të formohet nga Brozovic, Vidal dhe Barella, ndërsa në krahë Perisic në të majtë e Hakimi pritet të vendoset në krahun e djathë. Dyshja e sulmit nuk ndryshon, me Martinez dhe Lukakun që është kërcënimi më i madh për “Djallin”.

Milan në krahun tjetër do të luajë Donnarumma në portë, me 4 mbrojtës: Theo, Romagnoli, Kjaer dhe Calabria. Përpara tyre do të rreshtohen Bennacer dhe Kessie, ndërsa më përpara Saelemekers, Calhanoglu dhe Castillejo do të mbështesin Zlatan Ibrahimovic të vetëm në sulm.

Derbi i Milanos do të luhet, pasditen e së shtunës, në orën 18:00.