Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dorëzohet autori i dyshuar për plagosjen e shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 20:19 | Kronikë
Dorëzohet autori i dyshuar për plagosjen e shefit të

Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës, Ilirjan Hasanaj, që akuzohet se kreu atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se bashkë me 19-vjeçarin, Ilirian Hasanaj, është vetëdorëzuar edhe Verzan Bajrakurti, i cili dyshohet se është personi që ndihmoi të riun për të bërë atentatin.

Kjo ngjarje ndodhi 4 ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të plagosur rëndë shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj dhe i ati i tij, Xhelali.

Shkaqet e këtij atentati mbeten ende mister.

https://a2news.com/2020/10/11/plagosen-me-arme-zjarri-shefi-i-policise-bashkiake-ne-malesine-e-madhe-dhe-i-ati/

A2 CNN Livestream

Dita jonë