Fondet e BE për bujqësinë, mospërthithja, prej ryshfeteve dhe politikave të gabuara

Pavarësisht vlerës së fondeve në miliona euro që vihen në dispozicion nga Bashkimi Europian në mbështetje të bujqësisë, pjesa dërrmuese e fermerëve shqiptarë nuk arrijnë të përfitojnë prej tyre.

Eksperti i politikave bujqësore, Genc Juka sheh si një ndër arsyet kryesore për mospërthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian, mungesën e një sistemi të integruar kontrolli, një kërkesë e hershme që nuk është plotësuar.


Një pjesë e madhe e fermerëve shqiptarë janë të përjashtuar automatikisht nga përfitimi i fondeve për shkak të mungesës së dokumenteve që vërtetojnë pronësinë e tokës. Procedurat për të aplikuar janë për një pjesë tepër të komplikuara, ndërsa disa kompani ankohen për korrupsionin në këtë proces.