Gjoba dhe këshilla, bilanci i ditës së parë me maska në rrugë

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për mbajtjen e maskës edhe në vende të hapura.

Në ditën e parë të zbatimit të vendimit, policia njofton se ka vendosur 171 gjoba më vlerë 3000 lekë secila, për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete.

Sikurse njofton policia, gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat, por edhe në rastet kur kjo gjë nuk ka ndodhur, janë dhënë këshilla për mbajtjen e tyre.

Policia njofton se do të jetë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.