Humbja në tavolinë, Napoli nuk dorëzohet, i drejtohet Apelit dhe “CAS”

gATTUSO 1100x620

Humbja 3-0 në tavolinë nuk pranohet kurrsesi nga Napoli, që sikurse bëri me dije përpara se të jepej vendimi, do t’i drejtohet tanimë Apelit.

Napolitanët kanë 5 ditë kohë për të apeluar çështjen dhe nëse do të jetë e nevojshme do ta ndjekin atë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportive në Lozanë, edhe pse kjo e fundit ka pak ndikim në çështje të cilat nuk janë ndërkombëtare.

Gjykata Sportive e Serie A vendosi humbjen në tavolinë 3-0 ekipit të Napolit për mosparaqitje në ndeshjen ndaj Juventusit, e parashikuar të luhej, më 4 tetor. Gjithashtu, napolitanëve iu zbrit dhe një pikë në renditje.

Arsyeja, sipas trupës gjykuese, ishte se Napoli njoftoi anulimin e udhëtimit drejt Torinos përpara se diçka të tillë t’ia ndalonte autoriteti sanitar i rajonit të Kampanjas. Juventus arriti të sigurojë pikët edhe pa luajtur, por në ndeshjet e ardhshme do të jenë tepër të vështira për bardhezinjtë që vuajnë një numër të madh mungesash.