Italia shënon numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që nga nisja e pandemisë

q 3 600x338

Italia ka regjistruar 8804 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë.

Megjithatë sipas autoriteteve fqinje kjo normë e lartë pozitiviteti lidhet me numrin rekord të tamponëve, pasi në 24 orët e fundit janë kryer 162.936 testime.

Po ashtu, vendi ka regjistruar 83 humbje jetësh (gati dyfishi i 43 vdekjeve të një dite më parë).

Autoritetet njoftuan gjithashtu se në spital janë shtruar 326 persona, ndërsa në kujdes intensiv, 47 pacientë.