Korçë, pozitivë ndaj COVID-19 punonjësit e hipotekës

korca 1100x620

Dy punonjës të hipotekës, në qytetin e Korçës, kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

Sipas burimeve, njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv, ditën e hënë, ndërsa punonjësi tjetër ditën e sotme. Dy punonjësit janë karantinuar së bashku me kontaktet e afërta, por bëhet me dije se hipoteka vijon të mbetet e hapur, duke zbatuar me rigorozitet protokollin.

Ndërkohë, pritet rezultati i tamponimit të kontakteve të ngushta të të infektuarve me COVID-19.