Koronavirusi, Basha: Situata po merr përmasat e tragjedisë njerëzore

basha afera 1100x620

Ndryshe nga ditët e tjera kreu demokrat, Lulzim Basha, në komunikimin e përditshëm tashmë me gazetarët, u shfaq mesditën e sotme me maskë, në respekt të aktit të ri normativ për masat anti-covid.

Ai përsëriti apelin e tij për zbatimin e planit me 5 pika të PD-së, pasi situata po merr përmasat e një tragjedie njerëzore.

“Betejë për t’i dhënë fund neglizhencës së qeverisë për marrjen e masave,  tragjedi njerëzore duke nisur me ata që kanë humbur të afërmit e tyre.

Është një krizë, kolaps, domosdoshmëri urgjente për të ndërmarrë hapat që ne kemi formalizuar në planin me 5 pika.

Dëshpërim, revoltë e neveri nga shpërfillja që u bëhet nevojave bazike të njerëzve. Gënjeshtra e mashtrime për kapacitetet me shtretërit.

Këta kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë, shifrat, trajtimin e ndihmat në vend, që të marrin masa vazhdojnë të gënjejnë.

16 ditë kanë kaluar që nga kjo sallë kemi shpalosur planin me 5 pika për t’u përballuar me krizën që po thellohet.

Fatura që vjedhja me inceneratorët do të jetë dyfish më e lartë se nuk e ndali as në kohën kur kishte më shumë nevojë”.