Koronavirusi në Shqipëri, rritje e ndjeshme e rasteve të reja, 5 të vdekur

koronavirusi ne shqiperi foto a2 30 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1398 testime, nga të cilat janë konfirmuar 257 persona pozitivë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve edhe pse një ditë më parë u vendos rekord me 203 raste.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 5 persona, duke e çuar në 439 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin. Rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe rastet aktive në vend, ku aktualisht ky numër ka shkuar në 5909.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1398 testime, 102 të shëruar, 257 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë,

29 në Fier,

27 në Durrës,

20 në Shkodër,

14 në Korçë,

12 në Berat,

11 në Elbasan,

8 në Mirditë,

7 në Lushnje,

6 në Tropojë,

nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,  nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         257

Të shëruar ne 24 orë                      102

Humbje jete në 24 orë                  5

Testime ditore                                  1398

Testime totale                                103,402

Raste pozitive                                   16212

Raste të shëruara                             9864

Raste Aktive                                        5909

Humbje jete                                         439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2935

Durrës        620

Shkodër     439

Korçë          329

Fier              336

Lezhë          299

Elbasan       257

Vlorë            210

Berat            174

Kukës          167

Dibër              78

Gjirokastër    65