Kthim në shtëpi, Bicaj nënshkruan me Skënderbeun

skenderbeu 1100x620

Kur kategoria Superiore është në pritje të zgjidhjes së ngërçit me qeverinë për plotësimin e kërkesave, skuadrat vijojnë të përgatiten për ta nisur sa më mirë këtë sezon.

Së fundmi, Skënderbeu ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin Ditmar Bicaj.

Lajmi është konfirmuar nga klubi korçar në rrjetet sociale ku i urohet mirëseardhja mbrojtësit, për të cilin është si një rikthim në shtëpi. Bicaj ka luajtur me Skënderbeun në periudhën e artë të korçarëve, nga viti 2010 deri në vitin 2014.