Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lajçak: Asociacioni i Komunave Serbe, ndjeshmëri të lartë, implementimi pas nënshkrimit të marrëveshjes

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 13:19 | Kosova
Lajçak: Asociacioni i Komunave Serbe,  ndjeshmëri të

Përfaqësuesi i BE-së për lehtësimin e dialogut me Kosovën dhe Serbinë, në përmbyllje të vizitës treditore në Kosovë, deklaroi në një konferencë për shtyp, se dy çështjet kryesore që ka diskutuar në takime, janë të zhdukurit dhe çështjet ekonomike.

“E para, çështja e personave të zhdukur është e rëndësishme sepse përfshin familjarët që po mundohen të identifikojnë të afërmit e tyre dhe çështja e dytë ajo ekonomike, sepse simbolizon bashkëpunimin rajonal dhe kemi bërë progres të plotë”.

Për sa i përket çështjes së asociacionit të Komunave serbe, ai tha se kjo çështje ka një ndjeshmëri të lartë në Kosovë. Sipas Lajçak, marrëveshja e arritur në Bruksel në 2013-n, duhet të implementohet sapo të nënshkruhet marrëveshja gjithëpërfshirëse.

“Themelimi i asociacionit të komunave serbe ka nivel të lartë emocionesh, ka ndjeshmëri në dialog e duhet të përmbyllë çështjet e hapura, dhe çdo marrëveshje duhet të arrihet me kompromis dhe bashkëbiseduesit të jenë të bashkuar në dialog.

Themelimi i asociacionit të komunave serbe është arritur në Bruksel në 2013-n, por nuk është implementuar. Kemi edhe dokumentin e Gjykatës Kushtetuese.

Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, implementimi do të jetë pas nënshkrimit

Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje, nuk do të ketë marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje nuk ka normalizim e nuk do të ketë marrëveshje pa asociacion. Ne nuk kërkojmë ta rihapin tekstin, por vetëm të implementojnë atë që është nënshkruar. Gjithçka çka është dakorduar, duhet të implementohet”, deklaroi përfaqësuesi i BE-së.

Pas vizitës treditore në Kosovë, Lajçak do të për vizitojë në Serbinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë