Lihet e pandryshuar masa e pezullimit nga detyra për Artan Shkëmbin

shkembi 1 512x338

Apeli i Posaçëm lë të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” për Artan Shkëmbin, zyrtarin e lartë të OFL-së.

Shkëmbi ankimoi më 8 tetor masën e sigurimit “pezullim nga detyra”. Ai kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës se Posaçme dhe shfuqizimin e masës.

Sipas avokatit, Artan Broci, vendimi i Shkallës së Parë i Gjykatës së Posaçme është i paarsyetuar. Avokati pretendon se provat janë administruar dhe se qëndrimi i tij në detyrë nuk rrezikon prishjen e tyre.

Nëndrejtori i Operacionit Forca e Ligjit, u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pak kohë pasi kaloi të tre filtrat e vetting-ut, atë profesional, moral e pasuror, Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra më 28 shtator. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion.