Mbi 500 të infektuar në një ditë në Maqedoninë e Veriut

2 25 1100x620

Pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me ritme të shpejta në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka regjistruar 535 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 277 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, për një total prej 815 humbje jetësh.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 168 persona të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 22.170 persona, ndërkohë që aktive mbeten 4597 raste.