Ministri italian akuza ndaj Cristiano Ronaldo

34440138 0 image a 28 1602781758058 600x338

Ministri italian i Sporteve, Vicenzo Spadafora ka lëshuar akuza në drejtim të futbollistit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili disa ditë më parë rezultoi i prekur me koronavirus.

Sipas ministrit Spadafora, Ronaldo i cili u infektua gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze, mund të ketë thyer protokollin antiCovid me rikthimin e tij nga Portugalia në Itali.

“Po besoj se e ka thyer pasi nuk ka pasur një autorizim nga autoritetet shëndetësore”, u shpreh Spadafora për Radio Uno.

Klubi i Juventusit doli menjëherë në mbrojtje të yllit të saj ku përmes një deklarate për shtyp bëri me dije se fluturimi i Cristiano Ronaldos drejt Torinos është bërë sipas të gjitha protokolleve dhe se sulmuesi tashmë vijon të qëndrojë i izoluar në banesën e tij.