Pas humbjes së fëmijës, John Legend i dedikon një këngë Chrissy Teigen

1 86 1100x620

Rreth dy javë pasi supermodelja Chrissy Teigen njoftoi lajmin e dhimbshëm se kishte humbur fëmijën e tretë për shkak të ndërlikimeve të shtatzanisë, bashkëshorti i saj, John Legend i ka dedikuar një këngë.

Teksa u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar “Never Break”, Legend u shpreh se kënga ishte një dedikim për të shoqen.

“Kjo është për ty Chrissy”, u shpreh muzikanti i përlotur teksa zëri i dridhej nga emocionet.

Vogëlushi i ndjerë, Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna Simone dhe një djali 2-vjeçar, Miles Theodore, të dy të ngjizur përmes fekondimit in vitro. Por shtatzënia e fundit e modeles ndodhi natyrshëm, diçka që më herët dukej e pamundur për Teigen.