Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pjesëmarrje historike, mbi 14 milionë persona kanë votuar tashmë në SHBA

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 16:10 | Bota
Pjesëmarrje historike, mbi 14 milionë persona kanë votuar

“Jemi shumë të entuziazmuar dhe të vendosur për të votuar”, u shpreh Sylvester Turner, kryebashkiak i Hjuston.

Votuesit në kontenë e Harris të Teksasit shënuan shifra rekord, gjatë së mërkurës, kur më shumë se 100 mijë vetë hodhën votën e tyre që ditën e tyre të votimit të parakohshëm.

“Dua vetëm të them uau. Konteja Harris, ia dole. Po shohim demokracinë të funksionojë, pavarësisht se për kë voton apo çfarë lidhje partiake”, u shpreh Lina Hidalgo, gjykatëse.

Në Kaliforni, deri më tani, 1,5 milionë njerëz kanë votuar me postë, 10 herë më shumë se sa në të njëjtën periudhë të 2016-s. Në Xheorxhia, më shumë se 10 për qind e 7,6 milionë votuesve të regjistruar e kanë thënë tashmë fjalën e tyre.

“Votuesit e Xhorxhias janë të entuziazmuar dhe shënojnë rekorde çdo orë”, tha Brad Raffensperger, sekretar i shtetit, Xheorxhia.

Në Florida, një pjesëmarrje historike pritet në kontenë e Miami-Dade. “Me këtë pjesëmarrje historike do të ketë radhë të gjata. Qëllimi im është të sigurojë që njerëzit të mund të votojnë pa probleme”, tha Christina White, vëzhguese e zgjedhjeve.

Edhe në Tenesi, në ditën e parë të votimit të parakohshëm, qytetarët e vendosur u përballën me rrethana të ngjashme ndërsa prisnin me durim për të votuar.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani