Protesta kundër qeverisë dhe monarkisë në Tajlandë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Qindra mijëra protestues pro-demokracisë dolën në rrugë dhe rrethuan selinë e qeverisë Tajlandeze në Bangkok, me synimin për të qëndruar aty për tre ditë.

Gjatë natës, ekzekutivi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa policia arrestoi njëzet aktivistë, mes tyre dhe katër udhëheqës.

Gjendja e jashtëzakonshme ndalon mbledhjet e më shumë se pesë personave dhe botimin e lajmeve ose mesazheve të dëmshme për sigurinë kombëtare.

Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë, një kushtetutë demokratike dhe një ulje të ndjeshme të kompetencave të mbretit.

Qeveria e Prayuth Chan-ocha, gjenerali që mori pushtetin me një grusht shteti në 2014, qëndroi e vendosur gjatë mobilizimit. Pavarësisht nga rrethimi i selisë ekzekutive nga mijëra njerëz, presioni popullor nuk u duk se ishte i tillë që të detyronte Kryeministrin të dorëzohej pa kushte.

Ndërkohë, protesta e organizuar në Bangkok është e fundit në një seri demostratash që nisën tre muaj më pare.

Edhe pse klima është para-revolucionare, nuk është e qartë se çfarë mund të arrijë lëvizja protestuese në një periudhë afatshkurtër.

Megjithatë, në planin afatgjatë, tendenca duket e qartë. Këto skena ishin të paimagjinueshme deri para disa vitesh, në një vend ku sovrani konsiderohet gjysmë hyjnor por tani tajlandezët nuk e besojnë më mitin e mbretit.

Me një monark jopopullor që kalon njëmbëdhjetë muaj në vit në luks në Gjermani, dhe një qeveri që zgjat stanacionin politik dhe ekonomik, themelet e status quo-së po zhduken shpejt.

Megjithatë vetëm disa hapa nga protesta kryesore, qindra mbështetës të monarkisë demonstruan gjithashtu, dhe duket se qëllimi është ndërtimi i një narrativë të përqendruar rreth ndarjeve midis popullsisë, e cila në fund të fundit e detyron ushtrinë të ruajë stabilitetin.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit, 458 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 301 raste në 24 orët e fundit, 17651 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 58 të shëruar në 24 orët e fundit, 10225 në total