Putin: Kemi një vaksinë të dytë ruse, është e sigurt

putin vaksina 1100x620

Rusia ka zhvilluar një vaksinë të dytë. Është vetë presidenti rus, Vladmir Putin, që gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave, të zhvilluar online, njoftoi lajmin e rëndësishëm.

Sipas tij, vaksina quhet “EpiVacCorona” dhe është zhvilluar nga laboratorët Vektor në Siberi. Sipas zëvendëskryeministres ruse Tatiana Golkova, nga rezultatet e kryera në laborator vaksina e re është treguar si shumë e sigurt.

Gjatë verës, Putin zbuloi testimin e një vaksine të quajtur “Sputnik V” të krijuar nga Instituti Gamaleya, që ishte injektuar te vetë vajza e presidentit.

Raportimet për një vaksinë ruse janë shoqëruar me shqetësime për sigurinë dhe efektin e saj, si dhe hamendësimeve që Rusia nuk i ka zbatuar të gjitha hapat e zhvillimit dhe testimit shkencor.