Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: E dua shumë Lulin, por nga një shpullë një herë në muaj e do

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 15:50 | Kapur në kamera
Rama: E dua shumë Lulin, por nga një shpullë një herë

Kryeministri Edi Rama tha se kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nuk thotë të vërtetën sa i përket çështjes së inceneratorëve. “Pse është i shqetësuar Luli, pse bërtet? Më vjen keq për Lulin, e dua shumë, por nga një shpullë një herë në muaj, kur e meriton, duhet t'ia japësh, sepse është kusht i dashurisë. Kush të rreh, të do!”, tha Rama.

Gjatë daljes së tij para mediave këtë të enjte, kreu i opozitës denoncoi sërish aferën korruptive, siç e quajti ai, të mafies së plehrave, ndërsa i bëri thirrje SPAKU-t të nisë, menjëherë, hetimet. Basha tha se duhet të justifikojë ekzistencën e tij duke hetuar aferën 400 milionë të mafies së plehrave.

Akuzat dhe kundërakuzat më pas u transferuan në rrjetet sociale, ku Rama dhe Basha shkëmbyen mesazhe në distancë me njëri-tjetrin. “Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!”, shkroi Rama në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani