Rama i përgjigjet Bashës: Kështu do bëhesh kryeministër ti, o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

rama berzh frame 0 1100x620

Kryeministri, Edi Rama, iu përgjigj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili sot denoncoi sërish aferën korruptive, siç e quajti ai, të mafies së plehrave, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut të nisë, menjëherë, hetimet.

“Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat, o Lulëzim?! Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë! Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?! E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul! Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill”, shkruan Rama në Twitter.