Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Revoltë” në Brazil për rikthimin e Robinho, “ylli” i akuzuar për përdhunimin e një shqiptareje

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 12:27 | Futboll

Santosi mund të ketë bërë vendimin më të gabuar të historisë së tij, duke marrë sërish shërbimet e një ish-ylli të Kombëtares braziliane, i rënë në fatkeqësi nga një ngjarje e shëmtuar e ndodhur vite më parë.

Ishte në kulmin e karrierës, braziliani Robinho, kur në vitin 2013 u akuzua për përdhunimin në grup të një vajze me origjinë shqiptare, në një lokal të Milanos. Në 2017, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit u dënua për atë ngjarje me 9 vite heqje lirie në shkallën e parë nga drejtësia italiane, ndërkohë që në dhjetor do të mbahet gjyqi i apelit.   

Robinho ka vijuar karrierën e tij në vende të ndryshme nga Italia, nga Kina në Turqi, duke kaluar edhe nga vendlindja ku tashmë ka vendosur të rikthehet. Por kontrata 5-mujore e firmosur pak ditë më parë po i kushton shtrenjtë ekipit historik, ku Pele ka shkruar historinë e futbollit.

Opinioni publik brazilian është revoltuar nga rikthimi i lojtarit te Santos, me protesta të shumta nga organizatat e dhunës kundër grave. Por pasojat kanë qenë edhe ekonomike, jo vetëm në imazh. Nëntë nga sponsorët më të rëndësishëm të klubit janë tërhequr pikërisht pas ardhjes së futbollistit problematik.  

Presioni ndaj lojtarit për të ndërruar vendimin dhe për t’u mos paraqitur në fushë është e fortë, të paktën deri në dhjetor, kur parashikohet seanca e gjyqit të apelit, që do të shfajësojë yllin brazilian, ose do ta dërgojë atë në “ferr”.

Nga gjashtë personat e akuzuar për përdhunimin e vajzës 23-vjeçare shqiptare në një ambient privat të një diskoteke, 4 ende kërkohen nga forcat e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë