“Rrofshi, rrofshi, rrofshi!”, Rama falënderon popullin për mbajtjen e maskave

rama maska 1100x620

Kryeministri, Edi Rama, me anë të një statusi në Facebook, falënderoi qytetarët për mbajtjen e maskave edhe në rrugë, ditën e sotme.

“SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË. RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË”, shkroi kryeministri në rrjetin social.

“Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA”, shton Rama.