Universiteti i Oksfordit krijon testin më të shpejtë antiCovid

koronavirus testimi pozitiv covid 19 1100x620

Një garë tjetër përveç asaj të krijimit të vaksinës kundër koronavirusit është ajo dhe e arritjes së një testi që do të nxjerrë më shpejt rezultatin për virusin e ri që ka pushuar botën.

E duket se universiteti i Oksfordit është pranë një zbulimi të tillë. Shkencëtarët e këtij universiteti prestigjioz bëjnë me dije se kanë zhvilluar një test që arrin të identifikojë virusin në më pak se 5 minuta.

Universiteti shpreson se kjo pajisje do të jetë gati në fillim të vitit 2021 dhe më pas atij do t’i duhen dhe 6 muaj deri sa të marrë aprovimin nga autoritetet.

Një pajisje e tillë do të ishte shumë e nevojshme për bizneset dhe aeroportet.