Zyrtarja e OBSH-së: Imuniteti i tufës është i rrezikshëm, çon në vdekje të panevojshme

1 83 600x338

Një nga zyrtaret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi se imuniteti i tufës është një qasje “e rrezikshme” në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

“Imuniteti i tufës, si qasje, duke e lënë virusin të qarkullojë, është i rrezikshëm. Kjo çon në raste të panevojshme dhe në vdekje të panevojshme “, tha epidemiologia, Maria Von Kerkhove në CNN.

“Kjo nuk është një strategji për këtë virus”, shtoi Van Kerkhove, drejtuese në Programin e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

Ky diskutim u risoll në vëmendje nga zyrtarët e lartë të administratës së Shtëpisë së Bardhë, të cilët diskutuan një deklaratë të shkruar nga një numër shkencëtarësh që mbron imunitetin e tufave.