8 gjërat që nuk i dini për grindjet e Princit Harry me pjesën tjetër të familjes mbretërore

william harry 1100x620

Largimi i William dhe Harry si dhe marrëdhënia midis mbretëreshës dhe Meghan. Një libër i ri zbulon 8 akuza të reja tronditëse për grindjen e familjes mbretërore.

Jeta e familjes mbretërore të Anglisë kthehet në librari me “Battle of Brothers: William, Harry and Inside Story of a Family in Tumult”, një libër bombë që përqendrohet në marrëdhëniet midis dy vëllezërve dhe u përgjigjet shumë pyetje të fansave mbi grindjet të brendshme të familjes mbretërore më të përfolur në botë.

Libri, i shkruar nga Robert Lacey, këshilltar historik i serisë, The Crown, zbuloi detaje të reja mbi marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara midis Dukës së Kembrixhit dhe vëllait të tij më të ri, Dukës së Sussex dhe disa thashetheme të panjohura rreth mënyrës se si kanë shkuar gjërat në vitet e fundit midis Princit Harry dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.

1. William refuzoi të bashkohej me Harry dhe mbretëreshën për drekë para takimit të Sandringham

Problemet filluan me ardhjen e Meghan në familjen mbretërore, vazhduan pas dasmës përrallore të Sussex në 2018 dhe u përkeqësuan më tej pas njoftimit të Megxit.

Princi William u tërbua aq shumë nga sjellja e Harry pas njoftimit të tij se po largohej nga familja mbretërore, saqë ai refuzoi të hante drekë me të, para se të takonte mbretëreshën për samitin e tyre në Sandringham.

Lacey shpjegon: “William mbajti distancën para takimit në Sandringham. Mbretëresha kishte sugjeruar që familja të takohej për drekë para takimit të madh në bibliotekë atë pasdite, por ai refuzoi ftesën e gjyshes së tij”.

Me këtë rast Harry dhe Elizabeth drekuan së bashku.

2. Mbretëresha e pëlqente Meghan (por vetëm në fillim)

Lacey shkruan se “Elizabeth II kishte gjithmonë një dobësi për Dukën e Sussex dhe ishte e kënaqur me ardhjen e Meghan në jetën dhe familjen e saj”.

Sidoqoftë, gjërat gradualisht filluan të ndryshonin dhe Mbretëresha përfundimisht ndjeu që Duka dhe Dukesha e Sussex po bëheshin “të çrregullt dhe impulsivë”.

3. Problemi me emrin Sussex Royal

Ishte ky impulsivitet që e shtyu Elizabetën II t’i ndalonte ata nga përdorimi i emrit të Sussex Royal.

Familja mbretërore ishte në të vërtetë e zemëruar me përpjekjen e Harry dhe Meghan për të regjistruar markën tregtare Sussex Royal pavarësisht ndarjes së tyre.

Në sytë e familjes, lëvizja u pa si një përpjekje për të “komercializuar” kurorën pa lejen e mbretëreshës.

4. Harry, Meghan dhe lindja e Archie

Me rastin e njoftimit të lindjes së Archie, djali i madh i Sussexes, Harry dhe Meghan prishën protokollin mbretëror: “Ndryshe nga çdo lindje tjetër mbretërore e kohës moderne, ajo u zhvillua në fshehtësi totale”.

Lacey vazhdon: “Kjo u pasua nga refuzimi për të bërë publik emrat e kumbarëve. Në fakt është parashikuar që të gjithë foshnjat mbretërore deri në linjën e shtatë të trashëgimisë në fron duhet të bëjnë publike kumbarët e tyre. Harry nuk ka arritur të kuptojë një çështje kaq themelore”.

Sipas librit, William nuk mund të shpjegonte se si kjo çështje dhe traditë themelore mund të keqkuptohej nga Harry.

5. Pallati nuk është këshilluar në lidhje me paditë e Harry dhe Meghan kundër shtypit

Çifti ngriti një proces gjyqësor kundër News International, grupit Mirror dhe Associated Newspapers gjatë turneut të tyre në Afrikë 2019. Sidoqoftë, Pallati Buckingham nuk ishte këshilluar kurrë për këtë.

“Çifti menjëherë u rreshtua kundër tre prej kompanive më të mëdha të medias britanike, pa folur më parë me Mbretëreshën ose Princin Charles”

Kjo çështje u pa nga mbretërorët si një rrezik për të ndikuar negativisht në imazhin publik të monarkisë.

6. Intervista e Meghan në Afrikë nuk u pëlqye nga pjesa tjetër e familjes

Disa zyrtarë të pallatit kundërshtuan dhe kritikuan intervistën me nënën e re të asaj kohe Meghan gjatë turneut në Afrikë.

Në një intervistë me Tom Bradby të ITV, Meghan u ankua se askush nuk e pyeti nëse ishte në rregull pasi Archie lindi. Kjo nuk u përtyp nga pjesa tjetër e familjes mbretërore.

7. Një foto është bërë sinonim i përjashtimit për Harry

Një foto zyrtare e Mbretëreshës nga studio e saj e publikuar nga Pallati Buckingham vitin e kaluar ngriti dyshime mbi marrëdhëniet e familjes mbretërore, pasi nuk kishte fotografi të Harry dhe Meghan.

Në lidhje me këtë, libri thotë se Harry e mori këtë si një sinjal për të nga familja për vendin e tij si “zëvëndësim për trashëgimtarin”.

8. Adoleshenca nën reflektorë ka pasur një ndikim të madh te vëllezërit

Lacey thotë se që nga fillimi i viteve 1990 vëllezërve u është dashur të përballen me konfliktin e prindërve të tyre të dalë në publik, duke përfshirë detaje të pabesive të tyre përkatëse që shfaqen në shtyp.

Të qenit vazhdimisht në qendër të vëmendjes la një gjurmë të madhe në jetën e William dhe Harryt. Thuhet se mësuesi i William një herë e gjeti princin të rrëzuar në divan, me sytë e skuqur nga lotët.

Të dy ishin shumë të afërt në vitet e tyre të shkollës, por tensionet paraprijnë mbërritjen e Meghan.

Lacey zbulon se të dy e kanë zakon të humbasin durimin.