Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren

aksident naten 1100x620

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan- Peqin ku për pasojë ka humbur jetën një grua.

Sipas të dhënave të policisë, makina e drejtuar nga shtetasi E.S. 43 vjeç përplasi këmbësoren Xh.B. 64 vjeç pranë fshatit Përparim, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.