Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha: Gjoba, përgjigjja dhe masa e vetme e Ramës ndaj pandemisë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 12:36 | Politikë
Basha: Gjoba, përgjigjja dhe masa e vetme e Ramës ndaj pandemisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në konferencë për shtyp se Edi Rama nuk ndërmerr asnjë masë dhe nuk ka asnjë përgjigje për pandeminë, përveç gjobës për qytetarët.

“Vetëm gjoba për bizneset dhe për qytetarët, vetëm gjoba për të mbushur një thesar që zbrazet. Dje (Rama) tha që nuk do të ketë paketë të tretë. Vetëm gjobën ka si masë dhe përgjigje Edi Rama ndaj pandemisë”, deklaroi Basha.

Sipas kryedemokratit, “nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët”.

Basha përsëriti thirrjen që qeveria të zbatojë planin me 5 pika të prezantuar nga Partia Demokratike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli