Basha: Inceneratorët, vjedhja e shekullit. SPAK të bëjë detyrën

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, u shpreh se, në kohën e pandemisë, kryeministri Edi Rama vijon aferat korruptive.

“Ajo e incineratorëve mund të quhet vjedhja e shekullit. Dhjetëra milionë euro të shqiptarëve u janë dhënë një personi që ka krijuar kompani “offshore”. Në Tiranë kompania është krijuar një ditë përpara se të merrte kontratën. Jepen 75 milionë euro për inceneratorë që nuk punojnë. Janë dhënë 17 vendime qeverie brenda 1 dite të vetme”, tha Basha.

Kreu i PD-së i bëri sërish thirrje SPAK-ut që “të bëjë detyrën dhe të tregojë se është në anën e duhur”.

“SPAK të hetojë dhe të zbulojë se kush qëndron pas inceneratorëve dhe ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve”, theksoi Basha.