Bushati: Parti familjare që janë parazite të sistemit, duhet të nxirren jashtë skenës politike

16 TETOR 2020 DITARI 13 00 CLN frame 53338 1100x620

I pyetur për ndryshimet në Kodin zgjedhor, deputeti socialist, Ervin Bushati, tha se ky kod favorizon ata që punojnë, ndërsa theksoi se partitë e vogla duhet të nxirren jashtë skenës politike, pasi janë parazite dhe janë aty vetëm për të marrë fonde publike. Sipas tij, demokracia shqiptare po shkon drejt kësaj qasjeje.

“Kodi elektoral duhet të jetë në funksion të një qeverisje funksionale të fortë parlamentare dhe që favorizon ata që punojnë më mirë. Ne mendojmë që kemi një kod elektoral që e kërkuam dhe na përshtatet, dhe kështu duhet të jetë.  

Të gjitha të tjerat, për të mbajtur në jetë “partiza” të vogla, kode që mbajnë gjallë parti familjare që kalojnë nga burri te gruaja dhe ngelen brenda familjes, qoftë biologjike ose jo për të favorizuar forca që demokracia duhet t’i kishte nxjerrë jashtë skenës, se nuk garojnë dot.

Në sistemin amerikan janë me dy parti dhe është vendi më demokratik në botë, ka dhe vende që kanë disa forca politke dhe kjo s’do të thotë që shuan parti jofunksionale, por sistemet dhe demokracia shqiptare po shkon që të mos mbajë me serum e frymëmarrje artificiale lojtarë në skenë që janë aty për të qenë parazitë të sitemit dhe për të marrë fonde publike mbi 100 parti dhe hanë nga taksat e qytetarëve dhe të mbajmë me para njerëz që kanë parti dhe që kanë vetëm çelësin e vulën, që vijnë e ikin nga parlamenti duke qenë të papërgjegjshëm” , deklaroi Bushati.