Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

COVID-19, Franca kalon 30 mijë rastet në ditë, kryeministri: Përmirësimi është në duart tona

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 09:16 | Bota
COVID-19, Franca kalon 30 mijë rastet në ditë, kryeministri:

Franca ka thyer dje çdo rekord për sa i përket të infektuarve ndaj koronavirusit. Sipas autoriteteve franceze, në 24 orët e fundit ishin 30621 personat e testuara si pozitivë, që çojnë në më shumë se 800 mijë të infektuarit në total.

Ndërkohë, në rritje ishin edhe viktimat, që gjatë kësaj jave kaluan sërish në shifra trefishore, pikërisht 104.

Kryeministri Jean Casteaux bëri sërish një apel ndaj popullsisë, duke nënvizuar se beteja ndaj pandemisë mund të përballohet vetëm së bashku. “Të gjithë ne, përmes veprimeve tona, duhet të mbrojmë njeri-tjetrin dhe të bllokojmë përhapjen e virusit”, deklaroi ai.

Parisi dhe disa qytete të tjera si Rueni, Lila, Lioni, Grenobli, Marseja dhe Tuluza janë tashmë në regjimin e një gjysmë karantine, duke filluar nga ora 9 e darkës, ku praktikisht 1/3 e popullsisë franceze detyrohet të rri në banesat e tyre.

https://a2news.com/2020/10/12/france-17-e-testimeve-ne-rajonin-e-parisit-rezultojne-pozitive/

A2 CNN Livestream

Dita jonë