Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Covid-19 rrezikon Krishtlindjet, vendi i Santa Claus i braktisur nga turistët

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 13:10 | Bota
Covid-19 rrezikon Krishtlindjet, vendi i Santa Claus i braktisur nga

Pandemia e koronavirusit po dëmton edhe Santa Claus-in. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit, vendi i Rovaniemit, shtëpia e Santa Claus në Finlandën Veriore, nuk e ka mirëpritur turmën e zakonshme të turistëve nga e gjithë bota. Një fluks që zakonisht vazhdon gjatë gjithë vitit. Në gusht, për shembull, 78% njerëz më pak sesa vitin e kaluar vizituan fshatin.

Me dëmtime të mëdha për të gjitha bizneset vendase, por me nivelin më të ulët të rasteve të koronavirusit, Finlanda ka marrë disa nga masat më të rrepta në Evropë për të parandaluar ardhjen e të huajve.

Që nga 5 tetori, qeveria finlandeze ka vendosur që të gjithë shtetasit nga Italia, Hollanda, Belgjika, Spanja, Islanda, Austria, Greqia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Portugalia, Polonia, Franca, Suedia, Gjermania, Sllovakia, Sllovenia, Zvicra, Danimarka, Republika Çeke, Hungaria dhe Estonia duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Vendi me popullsi 5.5 milionë ka raportuar gati 13,000 infeksione COVID-19 në total deri më tani, përfshirë 346 vdekje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu