Djali i vogël fluturon në ajër pasi hedh fishekzjarrë në pusetë

Pamje dramatike vijnë nga Kina, ku një fëmijë u dërgua në ajër duke u rrotulluar dy herë pasi hodhi një fishekzjarr brenda në një pusetë.

Ngjarja tronditëse ndodhi në provincën Gansu, në kontenë Kangle, më 11 tetor dhe gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë aty pranë.

Djali po luante me shokët e tij kur shkëputet dhe pasi ulet mbi pusetë hedh brenda një fishekzjarr. Shpërthimi bën që kapaku të lëvizë nga vendi, duke e hedhur tutje vogëlushin. Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor.