“Fair Play” që shmangu tragjedinë

Çiklisti Rudiger Selig ka marrë lëvdata në rrjetet sociale pas një gjesti që kalon kufijtë e “fair play”-t dhe që mund të quhet shumë mirë heroizëm.

Kur një kundërshtar u rrëzua në sprintin final të etapës së Scheldeprijs 2020, ai nuk u mendua dy herë por shkoi që ta ndihmonte dhe i doli përpara grupit të madh të çiklistëve për t’i ndaluar, duke shmangur kështu një aksident masiv mes çiklistëve që mund të kishte pasoja shumë të rënda.