Futbolli drejt rikthimit. Liga takohet me qeverinë, palët pranë marrëveshjes

Pas 6 javësh i lënë pezull, futbolli në vend është gati të nisë sezonin e ri.

Liga Profesioniste dhe një grup negociatorësh të qeverisë zhvilluan një tjetër takim, i cili këtë herë pati nota pozitive, ndërsa palët ranë dakord për të gjetur një të mesme në plotësimin e 4 kushteve për Ligjin e ri të Sportit.

Deputeti, Fidel Ylli, bëri me dije se situata është drejt zgjidhjes, ndërkohë që të njëjtën gjë e mbështeti edhe Presidenti i Ligës Profesionit, Edvin Libohova.

Takimi i radhës mes palëve do të jetë më 20 tetor, ndërsa prej fillimit të javës, presidentët e klubeve të futbollit do të njihen me zhvillimet e mbledhjes dhe pritet të japin dritën jeshile për nisjen e kampionatit.