Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjashtë viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 19:43 | Ballkani
Gjashtë viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 438 raste të reja me koronavirus.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 200 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, për një total prej 821 humbje jetësh.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 191 persona të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 22.607 persona, ndërkohë që aktive mbeten 4837 raste.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u regjistruan 535 raste, shifra më e lartë e të infektuarve brenda një ditë që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani