Inceneratorët, Rama: Çfarë mjerimi ky debat absurd!

Edi Ramaokkkokkk 1100x620

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas konferencës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili theksoi se inceneratorët janë vjedhja e shekullit.

“Sipas Lulëzimit, nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd! Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishërojnë”, shkruan Rama në rrjetin social.

“Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij, Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave. Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare”, shtoi Rama.

Basha i përgiigjet Ramës: Vendi i mbytur nga plehrat, trego ku i ke çuar 70 milionë euro

Po në Twitter, Basha iu kundërpërgjigj Ramës: “Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 milionë euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve”.