Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Interneti dhe krimi, Hazizaj: Mbi 5500 raportime për pornografi të fëmijëve gjatë dy muajve të izolimit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 20:08 | Sociale
Interneti dhe krimi, Hazizaj: Mbi 5500 raportime për pornografi të

Europol publikoi një raport të detajuar mbi krimin kibernetik dhe evoluimin e tij gjatë kohës së pandemisë. Në raport përmenden disa nga ndryshimet që grupet kriminale po përdorin në këtë fushë. Sipas raportit përgjatë kësaj periudhe faqet online, të cilat transmetojnë në kohë reale abuzime seksuale me të mitur, janë dyfishuar duke bërë që autoritetet ligjzbatuese ta kenë thuajse të pamundur për t’i identifikuar.

Mbi këtë temë foli në A2 Altin Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Hazizaj publikoi një shifër të frikshme raportimesh. Ai tha se vetëm gjatë muajve mars e prill ka pasur mbi 5500 raportime për pornografi me fëmijët.

“Krimi kibernetik në Shqipëri është shumë i limituar krahasuar me vendet e BE apo SHBA, ku është shumë më i lartë. Kështu që nuk më bën përshtypje që policia e shtetit apo organe të tjera ligjzbatuese kanë kaq pak kërkesa për sa i përket Facebook apo agjencive të tjera. Unë dua të them se gjatë izolimit, në muajin mars-prill, ne kemi marrë në platformën kombëtare mbi 5,500 raportime për pornografi të fëmijëve. Në total, vitin e kaluar kemi pasur në total 100-150 raportime. Të kesh një numër të tillë raportimesh nga brenda Shqipërisë, në një periudhë vetëm 2 mujore, është shumë. Nuk e prisnim një numër të tillë. Më pas, ndërtuam një diskutim shumë pozitiv me Facebook, të cilët na vendosën pikën e kontaktit dhe më pas na kanë trajnuar stafin, përfshirë edhe para dy javëve. Ramë dakord me Facebook edhe nëse do të kishim 300 raportimi, i raportojmë të gjitha për t’i mbyllur këto faqe”, u shpreh Hazizaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani