Jorida Tabaku i përgjigjet Veliajt: Pati guxim që u rikthye në Sharrë

Jorida Tabaku 1100x620

Ish-deputetja demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryebashkiakut, Erion Veliaj i cili u shpreh se në kohën kur Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, i trajtonte mbetjet më shtrenjtë se sot.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shprehet se duhej guxim i madh nga përgjegjësi për jetën e humbur të Ardit Gjoklajt, të shfaqej në Sharrë dhe të mbronte shefin e tij, që ka paguar 75 mln euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

“Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, pergjegjesi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty.

Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u perpoq me kot te pastroje pislliqet e shefit te tij qe ka paguar 75 mil euro per inceneratore qe nuk ekzistojne. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale per miliona euro dhene kompanive fanntazem per inceneratore qe nuk punojne.”, shkruan Tabaku.