Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kina zbulon dronët bombardues

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 17:08 | Bota

Kina ka zbuluar dronët e saj të fundit ushtarak, një grup avionësh të vegjël të cilët mund të godasin objektivat në tokë.

Dronët mund të lëshohet nga pjesa e pasme e një kamioni ose nga një helikopter dhe mund të godasin objektivat e armikut me saktësi, pretendohet në videon e publikuar nga Kina. Kjo është hera e parë që Kina ka vënë në përdorim një grup mjetesh pa pilot, të cilat veprojnë si një njësi e përbashkët për të kryer detyrën ushtarake.

Ndër të tjera, arsenali i fundit i Kinës përfshin edhe avion luftarakë pa pilot “Stealth”, të cilët janë të pajisur me AK-47, si dhe bombat të cilat mund të lëshohen nga dronët, që mund të fluturojnë deri në 35 orë pa karburant.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani