Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë Idajet Faskajn

faskaj 1100x620

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë, Idajet Faskajn me detyrë Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit.

Nga verifikimi i kryer nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ish-kandidati për kreun e BKH-së rezultoi i pastër në tri kriteret e vlerësimit.

Faskaj ka qenë një prej katër emrave të cilët kandiduan për kryetar të BKH-së, ku në krye u vendos Aida Hajnaj.

Pasi rezultoi i pastër, sipas raportit të Autoritetit për Informim, mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ai kaloi edhe makinën e së vërtetës.