Koronavirusi në Shqipëri, vijojnë të rriten rastet e reja

koronavirusi ne shqiperi foto a2 29 1100x620

Rastet e reja me koronavirus vijojnë të rriten në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1402 testime, nga të cilat 289 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona, duke e çuar në 443 numrin e atyre që kanë humbur betejën me virusin.

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri: Janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

113 raste në Tiranë,

34 raste në Fier,

23 raste në Durrës,

19 raste në Vlorë,

16 raste në Korçë,

12 raste në Shkodër, Elbasan,

10 raste në Krujë,

9 raste në Lezhë,

6 raste në Berat,

5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,

4 raste në Kuçovë,

3 raste në Patos,

2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,

1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve duke u rikujtuar qytetarëve se mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpise duhet të shoqërohet patjetër me ruajtjen e distancës fizike prej të paktën 1.5 metër, dhe kujdesin e vazhdueshëm të higjienës personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         289

Të shëruar ne 24 orë                      93

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  1402

Testime totale                  104,804

Raste pozitive                    16501

Raste të shëruara              9957

Raste Aktive                         6101

Humbje jete                          443

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        3001

Durrës        648

Shkodër     450

Fier             364

Korçë         342

Lezhë         311

Elbasan     265

Vlorë          224

Berat          182

Kukës          165

Dibër             84

Gjirokastër    65