Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lajçak në Beograd: Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të zbatuar asociacionin

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 12:16 | Ballkani
Lajçak në Beograd: Kosova të ndryshojë Kushtetutën

Çdo angazhim për të cilin Kosova dhe Serbia janë dakordësuar në Bruksel duhet përmbushur, tha i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd. Duke iu referuar çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe, zyrtari i lartë europian, pohoi se ka pasur pajtim dhe se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të lehtësuar zbatimin e marrëveshjes.

“Asnjë prej bashkëbiseduesve në Prishtinë nuk më tha se nuk do të përmbushte detyrimet. Në fakt, në të gjitha takimet u bë e qartë, se ajo që është pranuar dhe premtuar duhet të zbatohet, përfshirë asociacionin e komunave serbe. Sa i përket kushtetutës, është logjike që ajo duhet të ndryshojë. Askush të mos më thotë se është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla”. Duke folur në gjuhën serbe, Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në interesin e të dy popujve dhe të rajonit. Sipas tij, parimi i tërë këtij procesi “është që në fund të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura”.

Ndërkaq, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, tha pas takimt me Lajçak se ka këmbëngulur për zbatimin e plotë të marrëveshjes, së vitit 2013, me Kosovën, e cila përfshin edhe formimin e asociacionit.

"Tani do t'ju tregoj një akt, për të cilin flitet pak dhe, deri më tani, askush nuk e ka parë në publikun serb. Ky është një plan për të zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila përbëhet nga gjashtë elemente. Pika e parë - rregullimi i kornizës ligjore; pika dy - asociacioni dhe bashkësia; pika tre - policia; pika katër - gjyqësori; pika pesë - zgjedhjet lokale, pikagjashtë”. Më herët, gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak tha se s’ka marrëveshje përfundimtare pa asociacionin e komunave me shumicë serbe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë