Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Kosovë

Screenshot 1 9 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn. Lajmi është dhënë nga zyra e shtypit të kryeministrisë pa dhënë detaje për arsyet.

Në vend të Rashit Qalajt, kryeministri Hoti ka emëruar si ushtrues të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmetin.

Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.