Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 300 gjoba për mosvendosje maske në ambientet e jashtme, 11 të shoqëruar në polici

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 17:31 | Aktualitet
Mbi 300 gjoba për mosvendosje maske në ambientet e jashtme, 11 të

Vetëm këtë të premte, policia ka vendosur 341 gjoba me vlerë 3 mijë lekë të reja ndaj qytetarëve, të cilët nuk kishin vendosur maskën në ambientet publike.

Policia bën të ditur se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

“Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë,  pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë