“Mëhalla e grave” e Kim Mehmetit, Agim Baçi: Rindërtim shpirtëror i Shkupit

Rindërtim shpirtëror të Shkupit e ka cilësuar kritiku letrar Agim Baçi romanin më të ri të Kim Mehmetit të quajtur “Mëhalla e grave”. Sipas tij, përmes këtij libri, autori tregon që historia e këtij qyteti nuk mund të shuhet. I gjithë përshkrimi vjen përmes një zëri, që i referohet zërave të heshtur për të thënë historinë.

““Mëhalla e grave” dhe Shkupi shkojnë si muzika dhe muzikanti. Rindërtohet historia. Kim Mehmeti tregon që historia e këtij qyteti nuk mund të shuhet. Gruaja dhe qyteti janë rrugët e pafundme, ka bërë një identifikim shpirtëror. Kim Mehmeti është një gjuhëtar shumë i mirë i raportit shpirtëror të njeriut me qytetin. Identifikimi mes gruas e qytetit është shumë interesant. I gjithë përshkrimi vjen përmes një zëri që i referohet zërave të heshtur për të thënë historinë”, thekson Baçi.

Për Baçin “Mëhalla e grave”është një libër për njeriun që të kujtojë vetveten me gjithçka të tij kemi nevojë për heroin e përditshëm.

Romani “Mëhalla e Grave”, ku në qendër të tij është gruaja është një histori imagjinare e së shkuarës së Shkupit, që vjen përmes betejash, sfidash, triumfesh dhe që të shtyn pashmangshmërisht drejt thellësive të shpirtit njerëzor dhe të ekzistencës sonë në përgjithësi.