Mesfushori i Kombëtares shpërthen në Serinë B, shënon dy gola

ndoji 1100x620

Një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesë do të jetë ajo së premtes për futbollistin e kombëtares shqiptare Emanuele Ndoj.

Mesfushori i Brescia ka shkëlqyer në ndeshjen që ekipi i tij i Brescia luajti ndaj Lecce-s duke shënuar një dygolësh.

23 vjeçari nuk u grumbullua me Shqipërinë në dy ndeshjet e fundit që ajo luajti përballë Lituanisë dhe Kazakistanit, por mbetet një alternativë shumë serioze për Kombëtaren në ndeshjet e ardhshme.