Në protesta kundër Lukashenkos, basketbollistja tregon 15 ditët e ferrit në paraburgim

Bjellorusja Yelena Levchenko, e cilësuar si qendra më e mirë në Botërorin e Basketbollit të vitit 2010 dhe finaliste e kampionatit amerikan të basketbollit po atë vit, është liruar pas 15 ditësh në paraburgim pasi doli në protesta kundër Alexander Lukashenkos.

“Më kanë rrezikuar shëndetin. Më kanë lënë pa dyshek dhe pa batanije. Nuk kishte ujë të ngrohtë dhe nuk më lanë të lahesha as me ujë të ftohtë. Kam jetuar mes pisllëkut, jam mbushur me morra. 5 ditë nuk më lanë të dilja fare as për xhiro”, tha basketbollistja.

Këto deklarata, 37-vjeçarja Levchenko i bëri në sallën e gjyqit në Minks, ku u gjobit për pjesëmarrjen në një demonstrate të dytë opozitare.