Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ngërçi me statistikat, çdo banor në fshat rezulton i punësuar

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 15:15 | Ekonomi
Ngërçi me statistikat, çdo banor në fshat rezulton i

“Personat të cilët punojnë në fermën e tyre të vogël, të cilët nuk shesin produktet e tyre, por prodhojnë vetëm për vetë-konsum, janë konsideruar të punësuar”. Ky është përkufizimi, i cili konsideron të punësuar praktikisht çdo person që jeton në fshat dhe ka një ngastër toke, pavarësisht nëse e punon ose jo dhe nëse nxjerr prej saj të ardhura.

Në bazë të këtij klasifikimi, Instituti i Statistikave vlerëson se në bujqësi janë të punësuar 446 mijë persona. Kjo shifër nuk reflekton situatën reale të asaj që ndodh në fshat, ku një pjesë e madhe e familjeve nuk gjenerojnë të ardhura nga toka që kanë, pasi nuk e punojnë atë.

https://a2news.com/2020/10/16/shqiperia-ka-me-shume-fermere-sesa-greqia-dhe-serbia/

INSTAT raporton sot se në Shqipëri janë mbi 1 milion e 100 mijë të punësuar, nga të cilët 173 mijë punojnë në administratën shtetërore, 486 mijë punojnë në sektorin privat jo bujqësor dhe pjesa tjetër konsiderohet e punësuar në bujqësi.

https://a2news.com/2020/10/16/statistikat-e-punesimit-ish-drejtoresha-e-instat-duhet-te-nxitet-sigurimi/

Për shkak të ngërçit të mësipërm ligjor, që konsideron të punësuar në bujqësi edhe ata që realisht nuk janë të tillë, sot Shqipëria nuk ka një shifër të saktë mbi papunësinë, një ndër treguesit kryesorë të ekonomisë reale të vendit. Një shqetësim i ngritur edhe nga institucione zyrtare si Banka e Shqipërisë dhe një debat që bëhet edhe në vende të Bashkimit Europian, ku popullsia e zonave rurale është edhe më e vogël.

A2 CNN Livestream

Dita jonë