Ngjyrat e mozaikut të Tiranës

Në kryeqytet, nga sot mund të vizitojmë një nga mozaikët më të rëndësishëm të vendit. Mozaiku i Tiranës, që i përket një vendbanimi të shekullit III pas Krishtit, tanimë është në një gjendje më të mirë.

Është restauruar dhe ka pasur edhe vëmendjen e të rinjve kjo trashëgimi që mendohet të ketë qenë pjesë e një banese të tipit rural të ndërtuar në shekullin i pas Krishtit.

Vila Rustica dhe kisha paleokristiane, të njohura ndryshe si Mozaiku i Tiranës, u zbuluan rastësisht në vitin 1972, gjatë ndërtimit të një blloku pallatesh, por sot mbrohen nga Ministria e Kulturës si vlerë e trashëguar që këshillohet të vizitohet.