Osmani përgënjeshtron, Lajçak: Për asociacionin do të respektohet Kushtetuta e Kosovës

SINK OSMANI KOSOVA frame 123 1100x620

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka hedhur poshtë deklaratën e Miroslav Lajçak, të bërë në Beograd se ajo pajtohej me krijimin e asociacionit të komunave serbe sipas marrëveshjes të vitit 2015.

Kryeparlamentarja shtoi se këto deklarata të emëruarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun janë tepër shqetësuese, ndërsa nënvizoi se duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe se nuk mund të themelohet asnjë pushtet i tretë e aq më pak organe me kompetenca ekzekutive.

“Unë mund t’ua konfirmoj si një ndër tri institucionet që është takuar me z.Lajçak që ajo që ka deklaruar në Serbi absolutisht nuk është e vërtetë. Pra e para, si kryetare e Kuvendit në asnjë moment nuk e kam thënë në takim që pajtohem që Asociacioni të themelohet edhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015, por e kam thënë pikërisht të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin”, u shpreh Osmani.